Isco dhe Mariano ishin dy lojtarët që në minutat e fundit u larguan nga lista e lojtarëve të përzgjedhur për ndeshjen e mbrëmshme ndaj Ajaxit.
Tekniku Madrilen vendosi që në listën e 18’të lojtarëve të mos jenë mesfushori dhe sulmuesi Madrilen, edhe pse kishin qëndruar me ekipin në Valdebebas ku ishin vendosur një natë para ndeshjes së mbrëmshme.
Ky vendim i trajnerit Solari e zemëroi Iscon i cili nuk udhëtoi me ekipin në Bernabeu por mori një veturë private dhe shkoi në drejtim të panjohur. Madje ai nuk u pa as në Bernabeu as në zhveshtore para dhe pas ndeshjes së mbrmëshme. Ky veprim i mesfushorit mund të dënohet nga klubi sipas mediave Spanjolle.