Jose Mourinho është emri më i përfolur gjatë ditës së sotme pasi shumë media e lidhin atë me një rikthim të mundshëm në Madrid për sezonin e ri.
Por është vet Portugezi ai që ka dhënë më shumë detaje rreth këtyre lajmeve që qarkullonin nëpër media gjatë ditës së sotme.
”Jeni duke folur dicka hipotetike. Nuk ekziston asgjë, asnjë kontakt minimal.”, ishte përgjigjia e Mourinhos kur u pyet se a e ka thirrur presidenti Perez.
The Special One kishte disa fjalë edhe për eliminimin e tyre: ”Kam respekt maksimal për ta. Nuk mund të fitosh 4 ose 5 Champions radhazi. Asnjë ekip nuk do t’a bëjë atë që e kanë bërë Madrilenët në vitet e fundit.”
Në fund ai tha se ndjehet krenar nëse e thërret Madridi por tregoi respekt për trajnerin aktual Solari: ”Jam krenar por ata kanë një trajner.”