Toni Kroos u largua nga fusha pas vetëm 55 minutave kundër Barcelonës dhe trajneri i Real Madridit, Santiago Solari mbrojti vendimin e tij.
Santiago Solari mbrojti vendimin e tij për të zëvendësuar Toni Kroosin që nga minuta e 55-të me mesfushorin 20 vjeçar, Federico Valverde.
“Kroos është si pjesa tjetër e lojtarëve, të gjithë dhanë më të mirën. Valverde është një lojtar i ri duke marrë hapat e tij të parë, si Vinicius, Reguilon, Odriozola, që janë e ardhmja e klubit.”
“Kushdo mund të jetë në formacionin startues. Me Valverden ne po kërkonim freski. Tifozët dëshirojnë të shohin lojtarët e rinjë, kjo ndodh në futboll dhe në jetë,” përfundoi tekniku.