Diferenca ndërmjet Real Madridit me Marcos Llorenten dhe pa të në fushë është si nata me ditën, diçka për të cilën edhe Santiago Solari është i vetëdijshëm.
Ajo që dukej një skenar i paimagjinueshëm në fillim të sezonit, tashmë është një realitet i pakontestueshëm për Real Madridin, që duket i humbur pa mesfushorin.
24 vjeçari u desht të largohet nga fusha i dëmtuar në përballjen gjysmfinale në Copa Del Rey ndaj Barcelonës.
Rezultati ishte 1-1 në atë ndeshje ndërsa një histori krejt ndryshe ndodhi pa të në fushë në ndeshjen e kthimit, aty ku Barcelona triumfoi me rezultatin 3-0.
Solarit i mungon Llorente, një lojtar i cili pa dyshim që do të kishte startuar në ndeshjen kthyese ndaj Barcelonës për shkak të fizikut, ritmit dhe vizionit për lojën.
Edhe pse ka qenë Casemiro një protagonist i mirë për Real Madridin në javët e fundit me golat ndaj Sevillas, Atletico Madrid dhe Gironas, apo penalltia e fituar ndaj Levantes, Llorente ofron më shumë stabilitet në mbrojtje.
10 fitore në 12 ndeshje
Me Llorenten, skuadra e Solarit ka fituar 10 ndeshje, ka barazuar një në Camp Nou dhe ka humbur ndaj CSKA Moscow në një ndeshje që u luajt më tepër për t’ju thënë minuta lojtarëve që nuk kishin luajtur.
Ngritja e tij gjatë fundit të vitit 2018 e ka konfirmuar statusin në skuadër teksa tashmë konsiderohet si një lojtar i rëndësishëm për Real Madridin.
Për më tepër është një produkt i akademisë Madrilene dhe lojtarët e tillë kanë qenë gjithmonë të mirëpritur në Santiago Bernabeu.