Bileta më e lirë për të ndjekur El Clasicon e nesërme në Bernabeu do të kushtojë hiq më pak se 110 euro që është një shifër tejet e lartë por që nuk ka qenë një problem pasi Bernabeu do të jetë i stërmbushur për sfidën e nesërme.
Mediat spanjolle ka nisur të krahasojnë cmimin e biletës më të lirë të El Clasicos me shumë evenimente me emër në Spanjë, ndërsa vlen të theksohet se bileta më e lirë e El Clasicos (110 euro) kushton gati dy herë më shumë sesa bileta (65 euro) që ishte për koncertin e këngëtarit të njohur anglez Ed Sheeran në Madrid.