Sergio Ramos do të testohet deri në minutat e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Barcelonës në La Liga. Kapiteni Madrilen ka ndjerë një shqetësim në këmbën e tij të djathtë pas goditjes që pati nga Casemiro në një duel për të larguar topin në El Clasicon e së mërkurës.
Kjo mungesë mund t’i shkaktojë shumë probleme trajnerit Solari për mbrojtjen pasi Nacho do të mungojë për shkak të kartonave dhe Varane gjithashtu ka probleme fizike në gjurin e tij të djathtë. Megjithatë gjithcka pritet të vendoset nesër 1 orë para ndeshjes.