Përmes një komunikate klubi ka njoftuar se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të RM Juvenil B, Alvaro Beniton, pas deklaratës së fundit të tij në Cadena SER në të cilën kritikoi ashpër performancën e Casemiros dhe Kroos në El Clasicon e së mërkurës në Bernabeu.
”Lojtarët si Casemiro dhe Kroos nuk janë për të luajtur asnjë minutë.”, ishte fraza më e keqe që ish lojtari Madrilen e tha për lojtarët aktual të ekipit.
Kjo frazë i kushtoi atij me shkarkim nga detyra e trajnerit të Juvenil B dhe vendin e tij do t’a zë legjendari Raul Gonzales.