Një nga imazhet kryesore te ndeshjes së mbrëmshme pas golit të 3’të të Barcelonës, ishte momenti kur kapiteni Sergio Ramos u mundua të motivojë ekipin që të mos dorëzohet dhe të luftojë deri në fund të ndeshjes.
Pas golit të Suarez nga penalltia, sipas Marcas, kamerat kanë kapur momentin kur kapiteni Madrilen i tha këto fjalë bashkëlojtarëve: ”Shkojmë të mos pësojmë 6”, me qëllim që bashkëlojtarët e tij të mos dorëzohen dhe të luftoninin deri në fund të ndeshjes.