Performancat monumentale këtë sezon të Vinicius Junior janë shpërblyer edhe nga kombëtarja e Brazilit. Trajneri i Selecaos, Tite, e ka ftuar supertalentin Madrilen për dy ndeshjet e ardhshme miqësore që kombëtarja e tij i zhvillon ndaj Panamas dhe Republikës Ceke në përgatitje për Copa America të qershorit të këtij viti.
Vinicius mori ftesën e parë nga kombëtarja e parë e tij dhe kështu për të është një arritje mjaft e madhe si një 18 vjecar. Ndërsa në anën tjetër nuk është ftuar Marcelo i cili ka zhgënjyer me performancat e tij këtë sezon, ndërsa Casemiro gjithashtu bën pjesë në listën e të ftuarëve.