Në atë kohë ishte njëri nga më të kërkuarit e Europës për golat e tij në Fiorentina. Megjithatë, Gabriel Batistuta gjithmonë i qëndroi besnik ekipit Italian dhe nuk u largua asnjëherë nga klubi i tij i zemrës. Idoli i argjentinasëve ka dhënë një intervistë në të cilën ka folur për këto gjëra dhe pse nuk iu bashkua Real Madridit në atë kohë kur po mahniste botën me golat e tij.
”Unë kurrë nuk e kam pëlqyer të jem lider i ekipit, sepse kur jeni lider duhet të merrni përgjegjësinë maksimale për fitore dhe humbje. Gjithmonë kam dashur të trajtojë futbollistët si një produkt. Në Fiorentinë isha një figurë e kërkuar nga Real Madridi, Manchesteri apo Milani, por gjithmonë zgjodha qetësinë e Firencës”
”Nëse do të shkoja në Real Madrid me siguri se do të triumfoja. Do të shënoja më shumë se 200 gola por do të isha i mërzitur. E njejta gjë më ndodhi në Milan.”