PSG vazhdon të mbaje politikën e nisur që para ndeshjes së parë ndaj Real Madridit, të vazhduar më pas me polemikat e shkaktuara pas humbjes 3-1 në Santiago Bernabeu. Ishte Emery i pari që sinjalizoi arbitrin për humbjen e pësuar nga Real Madridi në ndeshjen e parë dhe kërkoi për një arbitër tjetër në ndeshjen e dytë, ndërsa sot është drejtori sportiv i klubit, Antero Henrqieu që ka dërguar të njëjtin mesazh.
”Nuk ishte një ndeshje ku luajtën lojtarët ndaj lojtarëve. Kishte ndikime të jashtme. Nuk dua të vazhdoj më tepër sepse nuk dua të duket sikur një arsyetim, por të gjithë u ndjenë kështu. Për mua është mungesë respekti për Parisin, për Francën..”, shpjegoi Henrique, ish-drejtor sportiv i Portos, tani i PSG.
”Por jo vetëm në këtë ndeshje, edhe sezonin e kaluar ishte e njëjta,” vazhdon ai, duke iu referuar ndeshjes ndaj Barcelonës. ”Është një pyetje e rëndësishme: pse ndodhë kjo? Kishim një arbitër të moshës 44 vjeçare, pa eksperiencë (Rocchi). Përpara ndeshjes thuhej që ishte përballja e sezonit. Nëse është ashtu, atëherë duhet të kemi një nga arbitrat më të mirë. Duam të kemi një arbitër të nivelit të jashtëzakonshëm, kjo është ajo që kërkojmë”, përfundoi ai.