Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë për media gjatë festimit të Web Sport Congress, në të cilën ka folur edhe për Neymar dhe mundësinë që Braziliani të transferohet në Real Madrid.
”Për Neymarin, PSG-ja është një hap paraprak që të nënshkruajë për Madridin. Koha do të dëshmojë këtë.”, janë fjalët e ish presidentit Blaugran.
”Më vjen keq që ai nuk do të luajë në ndeshjen kthyese pasi është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ekipin e tij.”, shtoi në fund rreth lojtarit Brazilian, Laporta.