Real Madridi rikthehet për të vënë frikë. Rezultatet e fundit të ekipit të Santiago Solarit kanë arritur të kthejnë një situatë që dukej e shqetësuar dhe e komplikuar në një entitet që lufton për të fituar gjithcka. Respekti për Madrilenët ishte ndalur në rrugë si rezultat i lojës së keqe dhe akumulimit të humbjeve.
”Jemi rikthyer përsëri për të vënë frikë.”, janë fjalët që u dëgjuan në zhveshtore pas fitores në derbi ndaj Atleticos. Barazimi në Camp Nou dhe fitorja në derbi e shoqëruar me ngritjen në pozitën e dytë në tabelë kanë mbushur depozitimin e vetëbesimit dhe dyshimit tek armiqtë. Kjo është ndjenja që po qarkullon ditëve të fundit në Bernabeu. Pesimizmi më absolut ka kaluar besimin në lojtarët që janë ende shumë më të mirë, sic vlerësohen nga drejtuesit e klubit.
Kjo frikë, respekti apo frika është përforcuar më shumë me ndeshjet e fundit të rivalit kryesor. Barcelona ka filluar të dështojë në disa ndeshje dhe nëse në javën e kaluar besonin në triumfin në 3 titujt, tani besimi i tyre ka bërë që siguria të mos jetë e madhe për t’a bërë këtë.