Zinedine Zidane u largua nga stoli i Real Madridit dhe tani aktualisht Santiago Solari është trajneri i ekipit. Francezi kishte një problem sa ishte trajner i ekipit, por i njejti tani është edhe një problem për Santiago Solarin. Ky problem ka emrin: Gareth Bale.
Zidane nuk llogariste në Gareth Bale në pjesët më vendimtare të Champions League. Nga faza e eliminimit direkt deri në finale, Bale luajti në vetëm 5 nga 7 ndeshjet e mundshme. Luajti nga fillimi vetëm ndaj Juventusit ku ekipi humbi 1-3 në Bernabeu. Isco luante para Bale ndaj PSG-së, Juventusit dhe Bayernit. Të gjitha këto ndeshje madje edhe finalen e Champions League ai e filloi nga stoli.
Situata e tanishme e Bale me Solarin është e njejta si ajo me Zidane. Uellsiani ka luajtur në 27 nga 54 ndeshjet e ekipit këtë sezon që i bie 50%. Bale nuk startoi ndaj Barcelonës dhe ndaj Atleticos, dy ndeshjet më të rëndësishme të ekipit deri më tani në vitin 2019. Ai që i zuri vendin tani me Solarin është Lucas Vazquez i cili me Solarin ka luajtur 20 nga 25 ndeshjet e mundëshme.
Zidane kishte gjetur formacionin ideal edhe pa Bale në sezonin e kaluar por tani edhe Solari po shkon në të njejtën mënyrë sikurse Francezi.