Santiago Solari e ka filluar punën si trajner i ekipit të parë të Real Madridit në mënyrën më të mirë të mundëshme, dhe nën hijen e Zinedine Zidane, që na bën t’a quajmë si një Zidane i dytë.
Në 25 ndeshjet e para si trajner Madrilen, Santiago Solari ka arritur t’i fitojë 19 ndeshje, të barazojë në 2 ndeshje dhe të humb 4 ndeshje.
Këto statistika të argjentinasit janë pothuajse të ngjashme me statistikat e Zinedine Zidane në 25 ndeshjet e para si trajner Madrilen në vitin 2016. Zidane kishte arritur t’i fitojë 20 ndeshje, të barazojë 3 ndeshje dhe të humbë 3 ndeshje në 25 ndeshjet e para në krye të ekipit Madrilen.