Sergio Ramos ka thënë se La Liga është shumë e gjatë dhe se nuk do të dorëzohen deri në fund të kampionatit.
Pas fitores në fundjavë ndaj Atleticos, kapiteni Madrilen foli për mundësinë që ka ekipi për të fituar 3 titujt këtë sezon.
”La Liga është ende në garë për t’u luajtur, janë edhe shumë pikë në lojë. Cdo rival mund të komplikojë lojën tuaj, ekipet me më pak emër kanë marrë pikë në fusha që dukej e pamundur dhe ne do të luftojmë për 3 kompeticionet. La Liga na motivon sepse është një shpërblim për ekuilibrin, rregullësinë dhe ne duhet t’a vështirësojmë Barcelonën edhe pse ka një avantazh të rëndësishëm.”
Sa i përket penalltive të shënuara, kapiteni shtoi: ”Shpresojë se ka shumë më tepër dhe se mund të vazhdoj këtë ecuri të shënimit të tyre”