Edhe pse u faullua, gabimi nga Vinicius Junior i kushtoi ekipit me një gol të pësuar ndaj Atletico Madridit në ndeshjen e djeshme.
Ishte goli i Griezmann ai që acaroi Luka Modric për arsye se në golin e ekipit vendas Vinicius Junior humbi topin dhe Kroati filloi t’a qortonte atë pse po e mban aq shumë topin nëpër këmbët e tij.
Një debat zgjati për më shumë se 2 minuta mes Modric dhe Vinicius dhe ishte Benzema ai që ndërhyu duke e qetësuar Kroatin dhe duke i thënë se Braziliani e kuptoi gabimin e tij.