Isco ka të drejtë. Mund të vihet në dyshim format e tyre, të debatohet nëse është adekuatet të lëshosh një mesazh në rrjetet sociale, por ajo që Isco denoncon është e padiskutueshme: ai nuk ka pasur të njejtat mundësi si bashkëlojtarët e tij. Kështu, të paktën thojnë numrat.
Që nga arritja e Solarit, Isco është lojtari i 21’të sa i përket minutave. Vetëm Vallejo, Mariano dhe Brahim Diaz kanë luajtur më pak se ai. Dhe dy të parët kanë qenë të lënduar për dy muaj ndërsa i fundit erdhi në janar. Pra, Isco nuk gënjen kur thotë se nuk ka pasur të njejtat mundësi si të bashkëlojtarëve të tij.
Eshtë argumentuar për të sulmuar Spanjollin dhe për të mbrojtur pozitën e Solarit që thotë se është jashtë formës. Situatë më të vështirë po përjeton edhe Marcelo në bazë të formës por ai po luan. Marcelo mbrëmë luajti 90 minuta në Camp Nou. Solari është i vendosur t’a rikthejë Marcelon në formë por me Iscon nuk e ka ndërmend të marrë ndonjë hap pasi thjesht nuk e pëlqen lojën e tij dhe mendon se nuk i përshtatet skemës së tij.