Gerrard Pique ishte lideri i Barcelonës mbrëmë ndaj Realit dhe pas barazimit qendërmbrojtësi Spanjoll ka dhënë një intervistë paksa ironike ndaj gjyqtarit të El Clasicos së mbrëmshme, Mateu Lahoz.
”Rezultati është i mirë, kemi shpresa për ndeshjen e dytë. Gjërat në Bernabeu kanë shkuar mirë në vitet e fundit por nuk është si të luash në shtëpi.’‘, ishin fjalët e Pique.
Sa i përket gjyqtarit ai shtoi me ironi: ”Ai ka një kriter të cuditshëm, duhet të luajmi dhe të përshtatemi, në përgjithësi rezultati ishte imirë me të. Ishte një karton i kuq për Ramos por cfarë të bëjmë.Duke qenë Mateu gjyqtar duhet të jemi të lumtur.’‘
Krejt në fund ai foli edhe për Vinicius Junior: ‘‘Do të jetë një lojtar i mrekullueshëm. E dëshmonte këtë”