Mbrëmë Vinicius Junior luajti El Clasicon e tij të parë dhe bëri një performancë mjaftë të mirë sidomos në pjesën e parë. Braziliani ishte pjesëmarrës në aksionin e golit të Lucas Vazquez por kishte mund të jetë edhe golashënues në El Clasicon e mbrëmshme vetëm pak minuta më vonë.
Vinicius Junior pati dy raste mjaft të mira për t’a dyfishuar rezultatin e ekipit por që veprimet e tij në të dyja rastet ishin jo të sakta dhe kështu rezultati mbeti ashtu sic ishte 0-1.
Rasti i parë ishte në minutën e 13’të kur një top të humbur nga mesfusha e Barcelonës, Vini e mori topin dhe nuk e pasoi tek Kroos që ishte i vetëm në anën e majtë të tij. Goditja e Viniciusit u bllokua nga mbrojtësit Blaugran.
Rasti i dytë ishte vetëm 4 minuta më vonë në minutën e 17’të kur në një kundërsulm, Vinicius nuk hodhi pasimin më të mirë për Benzeman që të shënojë për 0-2.