Santiago Solari u shfaq përpara mediave pas barazimit 1-1 në Camp Nou ndaj Barcelonës. Tekniku Argjentinas dukej i lumtur për atë që skuadra arriti të tregoje në fushë.
Senzacionet pas rezultatit: ”Në aspektin e drejtësisë është e vështirë të flasësh për futbollin, kishim shanset për të shënuar në të dyja pjesëet, Bale, Kroos.. mbetem me ndeshjen e mirë që zhvilluam, shumë lojë e bukur me shumë kualitet në fushë, me ritëm dhe e bukur për t’u parë nga të gjithë, poashtu për neve si trajner dhe tifozët kudo nëpër botë.”
Personaliteti i Real Madridit pas 5-1: ”Krahasimet janë gjithmonë prezente por ky ekip punon shumë seriozisht, këtë e kemi parë dhe sot.”
Favorit për ndeshjen e kthimit: ”Është një rezultat i hapur, mund të ndodhin shumë gjëra sepse ka shumë kualitete tek të dyja skuadrat.”
Ndeshja e Marcelos: ”Marcelo është kapiteni ynë i dytë, 100% Madrilen dhe ne kërkojmë versionin më të mirë të të gjithëve.”
Ndeshja e Vinicius: ”Nuk më hapit sepse e njoh që kur ka ardhur, është një djalosh 18 vjeçar dhe fakti që luan në këtë mënyrë është një surprizë e bukur për ne. Ka shumë merita, njëjtë si bashkëlojtarët që e ndihmojnë për të shkëlqyer.”
Derbi ndaj Atleticos dhe ndeshja ndaj Ajax: ”Shkojmë hap pas hapi. Mund të shohim tani, të vlerësojmë atë që ka ndodhur dhe të rikuperojmë të dëmtuarit, si për shembull Llorenten. Është një kompeticion i bukur dhe që nesër fokusi ynë është La Liga.”
Shanset e humbura: ”Gjithmonë duam të fitojmë dhe kemi patur raste për të shënuar një tjetër gol. Pastaj futbolli ka shumë alternativa. Ndeshja e sontme është një konfirmim që ekipi po punon shumë seriozisht.”
Lucas Vazquez dhe ajo që jep në fushë: ”Ka disa cilësi që i vlerësoj shumë, si për shembull karakteri Spanjoll, solidariteti dhe guximi.”