Lucas Vazquez dhe 10 të tjerë. Ky është plani i Solarit për El Clasicon e sotme. Që nga hedhja e shortit të Copas, trajneri Madrilen ka rezervuar një mision të vecante për Lucas Vazquez. Galiciani do të jetë përgjegjës për të ndalur Jordi Alban, tani mbrojtësi i majtë më i mirë në botë dhe Messin, futbollistin më në formë tek Barcelona.
Lucas Vazquez është i paprekshëm për Solarin që nga koha kur mori drejtimin e Real Madridit. Janë 1.167 minuta që ka luajtur me Solarin duke qenë startues në 14 ndeshje. Ka luajtur më shumë minuta sesa, për shembull, Modric, për të vënë në vlerë rëndësinë që Lucas e ka në skemën e Real Madridit aktual.
Spanjolli ishte lojtari që pushoi ndaj Alaves të dielën. Dhe vendimi i trajnerit për t’a pushuar ishte një pushim për t’i treguar se duhet të jetë i freskët për El Clasicon e sontme. Solari e di se rreziku kryesor i Barcelonës, Messi është në të majtë dhe në të djathtë pritet të vendos dy lojtarë si Vazquez dhe Carvajal.