Cristiano Ronaldo u largua nga fusha menjëherë posa shënoi golin e dytë të tij në minutën e 78’të dhe i lëshoi vendin Asensios.
Zidane e largoi Cristianon pasi e dëshiron atë të pushueshëm dhe sa më të gatshëm për ndeshjen ndaj PSG-së, pas dy ditëve.
Por ndoshta kjo arsye nuk mund të ketë qenë e vetmja. Kamerat e ndeshjes kapën një moment kur Portugezi u largua nga fusha dhe u ul në stol duke i treguar stafit mjekësor se sikur po ndjente pak shqetësime në këmbën e tij të djathtë. Stafi mjekësor menjëherë reagoi duke i vendosur akull mbi këmbën e superyllit Madrilen.