Florentino Perez ka dhene dritën e gjelbërt për t’i rinovuar kontratën Luka Modric për një apo dy sezone më shumë.
Kontrata aktuale e mesfushorit Kroat skadon me 30 Qershor të vitit 2020 – kohë në të cilën ai do të jetë 34 vjeç, kështu që nëse Modric arrinë një marëveshje me drejtuesit, atëherë do të jetë pjesë e Real Madridit deri në moshën 35 apo 36 vjeçare, gjithnjë sipas asaj që raporton AS.
Shumë anëtar të bordit drejtues dëshirojnë të shohin Modric teksa penzionohet në klub. Sëbashku me zgjatjen e kontratës, për Modric poashtu do të ketë një përmirësim të kushteve financiare që do e bënte atë mes lojtarëve më të paguar të skuadrës.