Lojtari Madrilen i huazuar në Vitesse, Martin Odegaard ka dhënë një intervistë për mediumin norvegjez AD në të cilin ka folur për hapat e tij në rrugën për t’u bërë futbollist profesional, kohën e tij tek Reali dhe shumë tjera aktuale.
”Mund të shkoja në shumë klube por Reali është një ëndërr. Eshtë klubi më i madh në botë dhe ishte zgjidhja më e mirë për mua. Së pari jam stërvitur me ekipin e parë, luaja me ekipin e dytë me Zidane si trajneri. Sigurisht që prisja më shumë. Por luaja futboll me yje. Unë bëra një hap gjigant nga Stromsgodset IF (ekipi i tij në Danimarkë) deri te Ramos dhe Cristiano.’‘, thotë Odegaard për transferimin në Madrid.
Sa i përket që kishte Zidanen si trajneri ai shtoi: ”Duke pasur atë si trajner është e bukur por nganjëherë nuk është e mirë për vetëbesim. Cfarë teknike ka, të mahnitë.”