Sonte me fillim në ora 20:45, ekipi do të zhvillojë ndeshjen e javës së 22’të në La Liga ndaj Alaves në Bernabeu.
Në këtë ndeshje 3 lojtarë Madrilen duhet të kenë kujdes të madh sa i përket kartonave të verdhë pasi janë një karton larg pezullimit për ndeshjen e ardhshme, që nëse ndëshkohen sonte do të mungojnë në derbin Madrilen javën e ardhshme më 9 shkurt ndaj Atleticos.
Ramos, Modric dhe Nacho janë 3 lojtarët të cilët nëse ndëshkohen sonte do të mungojnë në derbin Madrilen. Rikujtojmë që sonte ekipit për shkak të kartonave do t’i mungojë Varane dhe Carvajal.