Santiago Solari foli përpara mediave në prag të sfidës ndaj Alaves që do të zhvillohet nesër në Santiago Bernabeu.
Muaji më i ngarkuar: ”Futbolli i tillë është, kjo është një fazë e ndjeshme por çdo profesionist është i përgaditur për të dhënë më të mirën dhe ne nuk mund të jetojmë ndryshe. Duhet të fokusohemi në pdo ndeshje dhe sfida ndaj Alaves do të na kërkoje shumë fokus.”
Ka një varësi ndaj Benzemas?: ”Është një mënyrë se si ju e shihni, besoj që Benzema gjithmonë ka shkëlqyer, lojtarët që shkëlqejnë dhe bëjnë të tjerët të shkëlqejnë janë më të mirët. Kemi shumë të tillë që nuk duken shumë por i japin skuadrës rivalitetin e nevojshëm. Benzema ka shkëlqyer gjithmonë por është e vërtetë që tani ndodhet në një moment të madh.”
Vinicius dhe pozita e tij: ”Mund të luaje në çdo vend, kuptohet në sulm dhe në çdo pozicion sulmues, njëjtë si Asensio, Bale apo Benzema. Lojtari i talentuar mund të luaje kudo në fushë.”
Planet për El Clasicon: ”Shkojmë hap pas hapi, duhet të sforcohemi sepse nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Rivali nuk do të na lehtësoje aspak punën.”
Bale do të vazhdoje të jetë në qendër të vëmendjes?: ”E ka gjithmonë këtë, fokusi është mbi të sepse pritet shumë prej tij. E shoh serioz, të përkushtuar, në një formë të mirë dhe duam të shkëlqeje ashtu siç ai di, ashtu siç bëri në botërorin e klubeve apo ndaj Romës.”
Çfarë ka ndryshuar në Real Madrid me Solarin në krye?: ”Jemi në një moment të mirë, të gjithë lojtarët janë të përkushtuar në çdo kompeticion, është meritë e tyre për nivelin individual dhe kolektiv. Ata janë si një familje dhe i shoh në mënyrë fenomenale. Jemi të lumtur për faktin që ndodhemi në të tre kompeticionet dhe me dëshirën për të shkuar deri në fund, pastaj të shpresojmë. Merita është e tyre.”
Ndeshja e nesërme: ”Pres një rival që do të na komplikoje gjërat duke tentuar të bëje një ndeshje të madhe në fushë. Për këtë arye kërkoj koncentrim maksimal.”
Rotacionet e menduara për El Clasicon: ”Shikojmë për ndeshjen ndaj Alaves.”
Muaji i Solarit si trajner: ”Marsi, prilli, janari, dhjetori, të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme.’
Kalendar i vështirë: ”Jemi mësuar, ky ekip është mësuar me etapa të tilla në çdo vit, fillimisht duhet të përgaditesh dhe të arrish mirë në këto faza, me energji dhe me gjithçka të mundëshme. Kemi një qetësi absolute për të përballuar këtë etapë.”
Nga kush pret më tepër nga të rikuperuarit?: ”Të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë do të jenë atty. I vetmi që nuk heq dorë kurrë dhe që nuk lëndohet kurrë është ai që nuk provon kurrë, të tjerët janë këtu.”