Federata e futbollit Spanjoll ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në dy ndeshjet gjysmëfinale të Copa del Rey që do të luhet gjatë mesjavës së ardhshme.
Mateu Lahoz është caktuar si gjyqtar kryesor që do të ndajë drejtësinë në El Clasicon e parë të vitit 2019 e cila do të luhet më 6 shkurt në Camp Nou, ndërsa De Burgos Bengoetxea do të rishikojë rastet e dyshimta në dhomën e sistemit VAR.
Kjo do të jetë hera e parë këtë sezon për Lahoz që do të ndajë drejtësinë në Copa për Realin dhe Barcelonën, ndërsa në La Liga tashmë ka qenë gjyqtar kryesor në ndeshjet e dyja ekipeve.