Alvaro Morata është rikthyer në Spanjë dhe këtë herë ka vendosur t’i bashkohet rivalit të qytetit të Realit, Atleticos, si huazim nga Chelsea deri në fund të sezonit.
Gjatë prezantimit të tij, gazetarët i bënë një pyetje nëse do të festojë nëse shënon ndaj ish klubit të tij Realit në derbin Madrilen më 9 shkurt.
”Problem i bekuar. Shpresoj se të gjithë problemet janë të mendoj se cfarë duhet të bëj pasi të shënoj një gol. Shpresoj se duhet të mendohem disa herë. Në momenti që vjen kjo situatë gjërat dalin vetë dhe nuk kam asgjë për të menduar.”, ishte përgjigja e Moratas.
Rikujtojmë që Morata pritet të debutojë me Atleticon pikërisht ndaj Realit në derbin Madrilen që luhet më 9 shkurt.