Toni Kroos rishikoi aktualitetin e Real Madridit në një intervistë për të përditshmen gjermane Die Welt, në të cilën pranoi se gjërat nuk u bënë mirë në fillim të sezonit. Megjithatë ai ende beson se mund tëfitojnë tituj këtë sezon.
Optimist për pjesën e fundit të sezonit
”Eshtë e vërtetë që kemi pasur disa probleme në fillim dhe se kemi humbur shumë pikë në La Liga në pjesën e parë të sezonit. Kjo është e kaluar. Gjithmonë e kam ditur, dhe vitet e fundit thjesht më kanë dhënë një besim se kemi një ekip superior dhe se nuk mund të ndalemi duke vazhduar përpara”
Reagimi i ekipit
”Cdo fitore i jep vetëbesim tërë ekipit, keni ndjenja të mira. Ne nuk ndalemi duke punuar, edhe kur gjërat nuk ishin kështu. Sezonin e kaluar u eliminuam relativisht herët në ligë, kështu që kampionati nuk ishte më realist por megjithatë gjithmonë e kemi ditur se mund të fitojmë dicka më shumë. Dhe kështu u kthyem për të fituar Championsin.”
Përmirësimi fizik
”Ju mund t’a shihni atë tani, disa lojtarë janë në një formë shumë më të mirë se në fillim. Kjo është gjëja më e rëndësishme.”
Faktori ‘Pintus’
”Me Zidane ai mund të kishte një ndikim më të madh sesa me Lopeteguin, i cili kishte trajnerin e tij fizik, por mendoj se kjo është më shumë për shkak të formës së lojtarit tani.”
Filozofia e tij përkundër rezultateve të këqija
”Unë jam ende duke u argëtuar dhe duhet të dini se si të merreni me dështimin, është pjesë e kësaj. Nëse ju mund të merrni dicka nga ajo është që të jetoni me sukses.”