”Ky Real Madrid i vdekur është shumë i gjallë”. Kështu kishte thënë Carlo Ancelotti gjatë kohës së tij në Madrid. Ekipi Madrilen lufton për të kapur ritmin e ndeshjeve të para por duke filluar muaji shkurt, Real Madridi transformohet në krejtësisht tjetër.
Faza vendimtare e sezonit po afrohet, në më pak se dy javë rikthehet Champions League dhe zhveshtorja e ekipit është më se gati. Dëshmi për këtë janë ndeshjet ndaj Sevillas, Gironas, dhe Espanyolit. Fizikisht lojtarët janë në top formë, Modric është rikthyer të tregojë nivelin e Topit të Artë, Benzema po tërheq makinën dhe infermeria po zbrazet. Cdo gjë përshtatet.
Nuk është hera e parë në vitet e fundit që gjysma e ekipit arrin në top formë këtë pjesë të sezonit. Gjithmonë në këtë kohë flitet për revolucionet, fundin e ciklit dhe pastaj vjen Champions. Dhe pastaj ky ekip transformohet.
Po, kjo është e vërtetë, pavarësisht se cfarë ndodh deri në këtë fund të sezonit, një mini revolucion mund të jetë i detyrueshvm për tregun e verës. Por kurrë nuk e japin një Real Madrid të vdekur, dhe aq më pak kur janë në pytje këto, po afrohet Champions League dhe lojtarët Madrilen kanë dëshirën që t’i mbyllin gojën tjerëve përsëri.