Federata e futbollit Spanjoll tashmë ka caktuar datën dhe stadiumin se ku do të luhet finalja e Copa del Rey e këtij sezoni 2018/19.
Finalja e Copa del Rey e këtij sezoni do të luhet më 25 maj në stadiumin Benito Villamarin apo ndryshe stadiumin e Real Betisit.
Ky stadium ka një kapacitet prej 60 mijë ulseve dhe është stadiumi i 4’të më i madh për nga kapaciteti i ulseve në Spanjë.
Rikujtojmë që aktualisht janë duke u zhvilluar cerekfinalet e Copas dhe gjatë kësaj mesjave do të kuptojmë 4 gjysmëfinalistët e këtij sezoni.