Vinicius Junior ka dhënë një intervistë për Esporte Interativo në të cilën ka folur për mundësinë që një ditë të luajë së bashku me Neymar. Futbollisti Brazilian i Realit tha se do të ishte i kënaqur nëse do t’i vinte kjoë mundësi dhe se inspirohet nga lojtari i PSG-së.
”Në Real Madrid apo në kombëtare, dua të luaj me Neymar. Dua të luaj me të. E kam ndjekur që nga fëmijëria dhe kur fillova në Santos.”, tha Vinicius i cili siguroi se nuk do të ishte aspak problem që të luante me një ekip me bashkëkombasin e tij.
Përvec kësaj ai ka dhënë dy përgjigjie të qarta kur është pyetur se cili lojtari e frymëzon atë dhe cilin lojtar e dëshiron në Madrid: ”Neymar dhe Neymar”, u përgjigjë talenti i ri Madrilen.