Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, mbrëmë ishte i pranishëm në stadiumin e Espanyolit ku ndoqi nga afër ndeshjen Espanyol 2-4 Real Madrid. Pas ndeshje ai foli për mikrofonat e Movistar dhe analizoi këto tema:
Ndeshjen
”Madridi ishte superior, por duhet të prisni deri në fund. Ajo që unë dua është që lojtarët Spanjoll të jenë mirë, duke kaluar momentet e tyre më të mira.”
Ramos
”Nuk është një qendërmbrojtës, është një mesfushor, sulmues. Cfarëdo që të jetë, niveli i tij është jashtë dyshimeve. Statistikat e tij të golave janë të mahnitshme për një mbrojtës që ka shpirtin e një sulmuesi”
Isco
”Në një ditë si kjo nuk e di nëse do t’a ftojë. Cdo rast do t’a trajtojmë në mënyrë individuale, ka edhe dy muaj për listën. Preferoj që të luaj më shumë minuta, dhe ata që nuk luajnë por futbolli është i tillë.”