Kur ka mbetur më pak se 1 orë deri në fillimin e ndeshjes ndërmjet Espanyolit dhe Real Madridit në RCDE Stadium, të dyja ekipet kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për këtë ndeshje.
Tekniku Madrilen startoi pothuajse me lojtarët e njejtë sic bëri ndaj Sevillas dhe në këtë ndeshje në stol do të ketë edhe Gareth Bale i cili është rikthyer nga dëmtimi.
Viktimë e rikthimit të Uellsianit nga dëmtimi është Brahim Diaz i cili është dashur të largohet nga lista e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje dhe do t’a shoh ndeshjen nga tribunat e stadiumit të ekipit vendas, për arsye se numri i lojtarëve në stol është i limituar dhe ai është zgjedhur si lojtari që nuk do të përfshihet fare në këtë ndeshje.