Gareth Bale është risia e madhe në listën e lojtarëve të ftuar të Santiago Solarit para ndeshjes së sontme ndaj Espanyolit. Uellsiani rikthehet në listën e lojtarëve të gatshëm 24 ditë pas dëmtimit që pësoi ndaj Villarealit më 3 janar.
Në listën e lojtarëve gjithashtu është një tjetër risi, ftesa e portjerit të Juvenil A, Diego Altube, si portjeri i tretë për të zëvëndësuar të dëmtuarin Keylor Navas.
Nga ana tjetër mungojnë: Asensio, Mariano, Navas dhe Vallejo për shkak të dëmtimeve dhe Odriozola dhe Valverde që mungojnë për shkak të vendimit teknik.
Kjo është lista e lojtarëve të ftuar:
Portjerët: Courtois, Luca & Altube
Mbrojtësit: Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Nacho, Marcelo & Reguilón.
Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, M. Llorente, Brahim, Isco & Ceballos.
Sulmuesit: Benzema, Bale, Lucas Vázquez & Vinicius Jr.