Debati për atë që Solari do t’a bëjë kur të rikthehet Gareth Bale nga dëmtimi, nuk ekziston. Askush në Bernabeu nuk mendon apo imagjinon se lojtari Uellsian do të jetë në stol kur ai të rikthehet. Dhe për trajnerin Madrilen, 11’shi Madrilen është fizikisht gati, dhe nuk e planifikon atë ide.
Në Madrid janë të qartë se është një lojtar kyc në ekip për të luftuar për tituj, sidomos për Copa dhe Champions, pasi Bale është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit deri mëtani.
Në Madrid e dinë se Bale nuk është lojtari më i rregullt dhe i besueshëm por është shpresa e madhe e ekipit për këtë sezon.
Gati për muajin shkurt
Bale u rikthye të stërvitet me bashkëlojtarët dhe se është rikuperuar plotësisht, por ai nuk do t’a detyrojë Solarin më së paku. Në kokën e trajnerit nuk ekziston mundësia që Bale të luajë sonte ndaj Espanyol por në gjysmëfinalet e Copas dhe në Champions ndaj Ajaxit.
Uellsiani gjithashtu ka shënuar në ndeshjet e mëdha dhe se trajneri Solari e di se ai është një lojtar i momentit, vendos ndeshjen për një moment.