Neymar është dëmtuar në ndeshjen e fundit të PSG-së dhe pritet të jashtë fushave për disa muaj. Kjo e ka brengosur trajnerin e Brazilit ,Tite, i cili beson se Neymar do të kthehet plotësisht i gatshëm për Copa America, kompeticion në të cilin në fazën e grupeve Brazili do të jetë me Bolivinë, Venezuelan dhe Perunë.
Dëmtimi i Neymar i ka hapur rrugën Viniciusit që të ftohet në kombëtaren e tij për herë të parë pasi më herët ka luajtur për grupmoshat e reja.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Tite i cili tha: ‘‘Vinicius është njëri nga lojtarët që ka mundësinë për t’u ftuar në kombëtare. Brazili është i hapur deri në momentin e fundit.”