Dicka e ngjashme nuk mbahet mend për Bernabeun. Tekniku Madrilen, Santiago Solari, ndryshoi të gjithë lojtarët e mesfushës në pjesën e dytë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Gironas. Argjentinasi startoi ndeshjen me Casemiro, Modric dhe Ceballos, dhe e përfundoi atë me Llorente, Kroos dhe Isco.
Të tre zëvëndësimet erdhën në pjesën e dytë dhe i dhanë ekipit momentin e duhur për të shënuar dy golat me të cilat ekipi fitoi ndeshjen e parë cerekfinale të Copa del Rey. Një ndryshi9m i motorit në mes të ndeshjes që rezultoi me një performancë të shquar.
Gjithashtu është interesante pasi Llorente dhe Kroos u rikthyen nga dëmtimet dhe luajtën në pjesën e dytë. Solari donte t’i përfshinte ata në dinamikën e grupit sa më shpejt që ishte e mundur. Madridi ka filluar të shoh dritë në tunelin e lojtarëve të dëmtuar në javët e fundit dhe dje u rikthyen dy lojtarë mjaft efektiv si Kroos dhe Llorente.