Sergio Ramos ishte realizator i dy golave në fitoren e sontme të ekipit ndaj Gironas me rezultat 4-2 në kuadër të cerekfinales së parë në Copa del Rey.
Pas ndeshjes kapiteni Madrilen analizoi për mediat fitoren e ekipit.
Eliminatorja
”Eshtë më shumë se e hapur. Edhe pse do të donim të mos pësonim gol, është një rezultat i mirë. Nuk ka asgjë të lehtë, Girona eliminoi Atleticon, i shënoi tre gola. Kemi bërë një hap të rëndësishëm, por duhet t’a përfundojmë atë.”
4 golat
”Kemi bërë presion të lartë. Ata na ndëshkuan me kundërsulmin e tyre por në pjesën e dytë kontrolluan ndeshjen dhe kemi shënuar këta gola”
Benzema
”Ai është një lojtar madhështor dhe shumë i rëndësishëm për ne. Shënon gola apo jo, është një celës kryesor. Bën presion, punon në mbrojtje, gjithcka që bën është e rëndësishme për ne. Pa marrë parasysh se kush shënon golat, gjëja më e rëndësishme është të fitojme ndeshjet. Kur kemi nevojë për Benzeman, ai është këtu”
Penalltitë me Panenka
”Jam në një moment personal shumë të mirë dhe goditja e tyre ështv një mënyrë për të shprehur mënyrën time të të qenit dhe ndjenjën time. Ato vazhdojn të hyjnë kështu, por nuk duhet të mesoheni me të. Portjerët më presin më shumë dhe nëse nuk lëvizin unë do t’a godasë në njërën anë të tyre”