Gjatë ditës së sotme ekipi zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Gironas me fillim në ora 21:30 në kuadër të cerekfinales së Copa del Rey.
Sipas El Pais, Gareth Bale ishte lojtari që u vonua në stërvitje për shkak se trafiku në Madrid ishte i bllokuar pas protestave të shoferëve të taksive dhe bllokuan rrugën drejt qendrës stërvitore të ekipit.
Bale iu bashkua më vonë ekipit dhe vazhdoi me procesin e rikuperimit të tij nga dëmtimi.