Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes kanë shumë gjëra të përbashkëta: janë brazilian, bashkëkohor, të shkëlqyeshëm dhe mbi të gjitha ata janë dy nënshkrimet e mëdha të Real Madridit.
Krejt kjo është arsyeja pse disa njerëz gjejnë kohë për të krahasuar ata dy mes vete. ”I mirë është tjetri”, është fjala që ipërshkruar dy supertalentët Brazilian. Nënvlerësimi i Vinicius Junior ishte arma më e mirë e tij për të treguar vlerat e tij.
Vinicius, i cili luajti në Libertadores me Flamengon dhe e vuri Maracanan në mendjen e tij, nuk ka marrë shumë kohë për të treguar se i vetmi gabim me të ishte nënvlerësimi i tij. Inkuadrimi i tij i shpejtë në formacionin startues të Real Madridit e ka pajisur ekipin me cilësinë që kishte vuajtur në vitet e fundit më së shumti. Përvec kësaj, në vetëm 791 minuta, ai ka shënuar 2 gola, ka detyruar dy kundërshtar të shënojnë 2 autogola dhe ka dhuruar 5 asistime.
Rodrygo, i cili ka më pak rregullësi, është e sigurtë që mund të ndodhë e njejta. Ai ka shumë vetëbesim, guxim, goditje, driblime, dhe gol. Këshilla e vetme për vitet e ardhshme është që të shijoni lojën e tij, pasi Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes, janë aq të mirë dhe po rriten aq shpejtë. Pra me një fjalë, dyshja braziliane është e ardhmja e Real Madridit.