Rikthehet Copa në skenën e Real Madridit dhe dora e Solarit duhet të rikthejë Marcelon si titullar. E pamendueshme jo shumë kohë më parë, por realiteti i kapitenit të dytë të ekipit është se ai ka rënë nga formacioni startues dhe aktualisht vendin e tij e ka zënë Reguilon.
Rënia e tij e formës në fillim të vitit 2019 e ka hequr atë nga titullari i palëvizshëm. Ndeshjet në të cilat zhgënjeu ndaj Villarealit dhe ndaj Sociedadit, ishin ato që e bindën Solarin të marrin një vendim kundër Brazilianit.
Neser në Bernabeu rikthehet Girona, rivali ndaj të cilës në fund të gushtit Marcelo u largua nga fusha i surprizuar kur Lopetegui e largoi për t’a mbrojtur rezultatin dhe për të inkuadruar Varane në vendin e tij.
11 ditë para asaj ndeshje, Lopetegui u tregua shumë i mërzitur nga forma e Marcelos në finalen e Superkupës së Europës të cilën ekipi e humbi ndaj Atleticos me rezultat 2-4. Pas kësaj ndeshje dhe pas largimit të tij ndaj Gironas në pjesën e dytë të ndeshjes, Marcelo nuk kishte ditë të mira me formën e tij dhe krejt kjo bëri që ai të lihet në stol nga trajneri Lopetegui dhe muaj më pas kjo t’i ndodhë edhe me Solarin.
Trajneri argjentinas pret që Marcelo të jetë Marcelo dhe nesër është mundësia e tij më e mirë për të treguar se është mbreti i pozitës së tij tek ekipi.