Mediumi anglez Mirror thotë se Real Madridi po përgatit një shpenzim të madh për lojtarët e Premier League në verën e këtij viti.
Sipas Mirror, klubi Madrilen do të tentojë që me cdo kusht të transferojë Hazard, Eriksen dhe Bernardo Silva, në verën e këtij viti.
Synimi kryesor është Hazard por tani Madrilenët kanë rikthyer kokën më shumë edhe tek Bernardo Silva, i cili ka qenë fundamental për Pep Guardiolan që nga dëmtimi afatgjatë i Kevin De Bruyne.
Silva konsiderohet si zëvëndësuesi natyral i David Silvas në Manchester City, ndërsa Perez e konsideron si zëvëndësues perfekt të Luka Modric i cili tani ka mbushur 33 vite dhe është në pjesën e fundit të karrierës së tij.