Neymar ka dhënë një intervistë për mediumin francez Canal+, intervistë në të cilën foli edhe për thashethemet që e lidhnin me Real Madridin dhe të ardhmen e tij.
”Gjithmonë ka spekulime rreth emrit tim nëse do të largohem për klubet tjera, por asgjë konkrete. Kur ka dicka të sigurtë, ju sigurojë se do të flas me të gjithë. Unë jam shumë i qartë.”, ishin fjalët e Brazilianit.
Braziliani ka qenë një dëshirë e vjetër e presidentit Perez dhe tani është bërë synimi kryesor i tij sidomos pas largimit të Cristianos.