Një tjetër ndeshje e rradhës e shkëlqyeshme në kampionat bëri Ramosin të jetë i kënaqur dhe i lumtur. Sergio Ramos është deklaruar pas ndeshjes së sotme kundër Sevillës ku madrilenët fituan me rezultat 2 – 0.
“Neve na nevojitej një ndeshje si kjo. Dominuam në të gjitha aspektet e ndeshjes. Konkretizuam rastet që kishim dhe jemi shumë të lumtur. Mund të kishte qenë një diferencë më e madhe e rezultatit,” tha ai fillimisht.
“Ishim të etur për të fituar në një mënyrë bindëse para tifozëve tanë. Duke bërë presion që nga minuta e parë, shpërblimi erdhi në fund. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për skuadrën.”
“Futbolli ndonjëherë është i padrejtë, sepse gjithçka bazohet në rezultatin në fund. Ne mund të tregojmë performancën tonë më të mirë kur duam,” shtoi a më tutje.
Kapiteni vazhdoi të fliste rreth marrëdhënieve midis lojtarëve dhe tifozëve, ku sonte u vërejtë që numri i të pranishmëve në Bernabeu ishte më i madh në krahasim me disa nga ndeshjet e kaluara.
“Ne të gjithë duhet të jemi në të njejtën varkë. Megjithatë, ju mund të shihni se sa ata ishin të lumtur sonte dhe kjo për ne është mjaftë e rëndësishme,” përfundoi Ramos.