Real Madridi ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Sevillës në kuadër të La Ligas.
Teksa klubi ende nuk e ka konfirmuar rikuperimi ne tij, Courtois pritet të jetë në dispozicion këtë fundjavë.
Tani, tekniku Solari do të duhet të vendosë nëse do të luajë me Courtois i cili sapo u rikthye nga dëmtimi apo të vazhdojë me Keylor Navas që e ka kryer mjaftë mirë punën në mungesë të tij.
Toni Kroos, Mariano Diaz dhe Marcos Llorente u panë duke bërë disa ushtrime me top ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës dhe poashtu pritet të rikthehen së shpejti.
Bale dhe Marco Asensio po vazhdojnë poashtu me procesin e rikuperimit, por që ata nuk u paraqiten në fushë ende.