Karim Benzema do të opeeroj këtë të dielë frakturën e pësuar në gishtin e dorës së djathtë në ndeshjen e fundit ndaj Real Betisit.
Lojtari Francez i cili do të mungojë sonte ndaj Leganes në Copa del Rey, ka kërkuar nga mjekët e klubit që t’a lejojnë të luajë të shtunën ndaj Sevillas në Bernabeu, një ditë para se të operohet. Pas operimit ai do të mungojë 2 javë.
Ai mund të paraqitet ndaj Sevillas vetëm nëse e mban dorën e lidhur dhe nëse merr leje nga stafi mjekësor.