Pas mungesës së Kiko Casillas në seancën stërvitore të të martës së Real Madridit, largimi i tij nga Estadio Bernabeu duket se do të zyrtarizohet në orët e ardhshme, dhe kështu Los Blancos shpresojnë të mirëpresin Andriy Luninin përsëri në Valdebebas.
Lunin aktualisht është në huazim në Leganes, por trajneri Pellegrino preferon Cuellar si portier të parë dhe duke pasur parasysh se nuk duan të përkeqësojnë marrëdhëniet me Real Madridin, një lëvizje tjetër për 19-vjeçarin u propozua për t’i dhënë atij më shumë minutazh.
Huesca kishte bërë një kërkesë për të marrë Lunin në huazim për pjesën e mbetur të sezonit, kjo ishte bërë përpara se Casilla të niste negociatat me Leeds United dhe kështu largimi i tij i pritshëm në Angli ka ndërruar planët e Realit.
Tani, Los Blancos dëshiron të sjellë Lunin përsëri në Bernabeu, pasi ata besojnë se është më mirë që ai të punojë me skuadrën e parë, edhe pse mund të mos marrë hapësirën e duhur.
Leganes do të merr vendimin në orët e ardhshme nëse Lunin do të kthehet në Bernabeu.