Ardhja e Solarit në stolin e Real Madridit ka ndryshuar krejtësisht fatin e Iscos, me lojtarin spanjoll që tashmë po konsiderohet vetëm si një opsion i rradhës në stol.
Që kur Santiago Solari mori nën urdhërat e tij skuadrën madrilene, kanë qenë totalisht 6 ndeshje kur Isco nuk është inkuadruar aspak, me Realin që ka korrur fitore në të gjitha ato ndeshje.
Mesfushori spanjoll ka startuar vetëm në dy ndeshje nën urdhërat e trajnerit argjentinas. Njëra prej tyre ishte në një ndeshje të Champions Leagues kur ata humbën 3 – 0 dhe tjera në fazën e dytë të Kupës së Mbretit kundër Melillas.
Megjithëse Reali ishte pa Toni Kroos, Lucas Vazquez, Gareth Bale, Marcos Llorente dhe Mariano Diaz, mesfushori përsëri nuk bëri pjesë në 11-shën startuese në ndeshjen ndaj Betisit të dielën.
Megjithatë, vet statistikat përkrahin vendimin e teknikut, pasi që pa prezencën e Iscos në fushë, skuadra e Solarit në 6 ndeshje të zhvilluara, i ka fituar të gjitha.
Ndërsa, në ndeshjet kur ai është inkuadruar, Los Blancos kanë fituar 7 herë nga 11 ndeshje gjithsej.